48 futbollistët më të mirë të ndeshjeve në Botëror, në listë tre shqiptarë

Çdo ndeshje e fazës së grupeve të Botërorit “Rusi 2018” ka pasur lojtarin e saj më të mirë (MVP).

Janë 6 futbollistët që kanë pasur fatin ta fitojnë dy herë këtë çmim në 3 ndeshjet e luajtura deri tani me kombëtaret respektive, njëri prej tyre është Cristiano Ronaldo, që e ka nisur vrullshëm në Rusia 2018 duke realizuar 4 gola në tri ndeshje.

VP janë zgjedhur edhe tre futbollistë shqiptarë: Xherdan Shaqiri, për paraqitjen kundër Serbisë ku shënoi golin e fitores në fund, Blerim Xhemaili për golin që shënoi kundër Kosta Rikës dhe Adnan Januzaj për finalizimin e bukur në fitoren 1-0 të Belgjikës kundër Anglisë, shkruan Insporti.

SHPËRNDAJE