5 anëtarë të një familje nga ky qytet i Kosovës dolën pozitiv me COVID-19, por zbulojnë një detaj të papritur

Pesë anëtarë të një familje në Banjë të Malishevës janë konfirmuar pozitiv me COVI-19, por ata nuk po e dinë se prej nga u infektuan,

Dy prej tyre janë konfirmuar të premten, teksa sot edhe 3 të tjerë, shkruan Insajderi.

Se bëhet fjalë për familjen e njëjtë e ka konfirmuar edhe gazetari i cili merret me çështjet e shëndetit në vend, Bujar Vitija.

Sipas gazetarit edhe Kryetari i komunës Ragip Begaj ka treguar se kjo familje nuk e dinë nga kush janë infektuar, përveç dyshimeve se mund t’i ketë infektuar dikush në marketin e tyre.

Para pak çastesh nga IKShPK’ja janë konfirmuar edhe 5 raste me koronavirus duke e quan numrin në total në 145.

Vetëm në Malishevë janë 44 të konfirmuar me COVID-19.

Ndryshe, deri me tani në Kosovë janë infektuar 145 persona me koronavirus, ndërsa një ka përfunduar me fatalit.

SHPËRNDAJE