5 të lënduar rëndë nga një aksident në Vushtrri, Taxi godet qerren me kali (Foto)

Një aksidenti i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, ku një automjet Taxi ka goditur nga prapa një qerre me kali.

Në këto foto të bëra nga një lexues i portalit Veriu.info, shihet se si ka ndodhur aksidenti, i cili ka kaluar me pasoja të mëdha.

Veriu.info mëson se janë lënduar rëndë të mëdha kanë marrë taksisti me tre pasagjerët, si dhe drejtuesi i qerres së kuajve.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se edhe përkundër lëndimeve të mëdha, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë./Veriu.info/

SHPËRNDAJE