5 tentim-vjedhje për një javë në Mushtisht(Video)

Rastet e vjedhjeve në vendin tonë dita e ditës po shënojnë rritje.

Këtë po na e konfirmojmë edhe dëgjuesit përmes videove dhe informatava që na dërgojnë për këto raste.

Vetëm gjatë javës së kaluar në fshatin Mushtisht kanë ndodhur 5 tentim-vjedhje dhe deri më tani nuk është arritur që të arrestohen fajtorët.

Cak i fundit i vjedhjeve ka qenë familja Mala nga Mushtishti ku persona të panjohur janë futur në oborrin e tyre gjatë orës 19:19.Kjo familje ka arritur që përmes kamerave të sigurisë të ruaj pamjet por fajtorët nuk janë gjetur ende.

Familjarët shpresojnë që këto raste të zbardhen nga organet kompetente dhe të mos vazhdojnë qytetarët të ndihen të rrezikuar në shtëpitë e tyre.

SHPËRNDAJE