54 vjeçari nga Kamenica vdes si pasojë e infektimit me Covid 19

Kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati ka njoftuar se edhe një qytetar i kësaj komune ka vdekur mbrëmë nga Covid-19.

Kastrati ka shkruar në Facebook se i ndjeri ka qenë 54 vjeçar.

“Fatkeqësisht edhe një qytetar yni 54 vjeç mbrëmë ka humbur betejën me Covid-19 kurse kemi një (1) rast të ri të identifikuar me këtë virus dhe tre (3) të shëruar plotësisht”, ka shkruar Kastrati.

Ai ka thënë se deri më tani në këtë komunë kanë humbur jetën 9 qytetarë nga koronavirusi.

“Nga ky virus, nëntë qytetarë nga komuna jonë kanë humbur jetën! Ju lutem kujdesuni maksimalisht për shëndetin tuaj e respektoni udhëzimet, sepse tani nuk është koha për mosbindje.Ngushëllime të sinqerta familjes! Bilanci me COVID-19 në komunën tonë: 114 raste të identifikuara;81 të shëruar plotësisht;24 raste aktive;9 të vdekur”, ka shkruar Kastrati.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE