7 gjëra që grimerja e njohur dëshiron t’i dini

Grimerja legjendare, Trish McEvoy, e cila kujdeset për shumë persona të famshëm, ka prezantuar librin e ri “The makeup of a confident woman”, ka vendosur t’i ndajë disa këshilla për të gjitha ato femra që dëshirojnë t’i kuptojnë. Në vazhdim ju zbulojmë 7 gjëra, të cilat grimerja dëshiron t’i dini:, trasmeton gazeta Kosova Sot

MJETI MË I RËNDËSISHËM ËSHTË DRITA E MIRË

Ju nevojitet një pasqyrë që posedon dritë të mjaftueshme, në mënyrë që të mund ta aplikoni grimin ashtu si duhet. Kjo është pozita më e mirë për grimin e syve, thotë McEvoy.

Image

PËRDORNI LECKA NË VEND TË MASKAVE

Maskat për fytyrë ndoshta e kanë pasur momentin e vet, por Trish manekineve të veta u jep lecka të lagura, të cilat zakonisht i përdorin një natë para xhirimeve të mëdha. Acidi bën piling të butë, duke hequr qelizat e vdekura të lëkurës. Atëherë lëkura bëhet më e butë dhe më e shkëlqyer dhe natyrisht se grimi jep rezultate më të mira.

Image

SË PARI GRIMONI SYTË

Kur të bëni grimin e syve, mundet të ndodhë të përzieni eyeliner-in dhe maskarën. Kur të tentoni të korrigjoni gabimin, do të hiqni pjesën tjetër të grimit nga fytyra, që ju merr kohë për përmirësim dhe nuk duket mirë. Pra, së pari përfundoni me sytë, e më pas pjesët tjera të fytyrës.

Image

KUJDES SI E PASTRONI BRUSHËN PËR GRIM

Kur ta pastroni brushën, pastroni vetëm qimet, duke shmangur pjesën e metaltë. Uji mundet ta dëmtojë ngjitësin, prandaj mund të fillojë rënia e qimeve. Po ashtu, mbani mend se asgjë nuk mundet ta zëvendësojë ujin dhe sapunin.

Image

KUR JENI TË LODHURA, MOS U MUNDONI TË MBULOHENI ME GRIM AGRESIV

Shumë femra tentojnë ta fshehin lodhjen duke përdorur korrektor, pudër, bojëkuq dhe buzëkuq. Trish këshillon që këtë kurrë mos ta bëni, sepse fytyra juaj do të duket edhe më e lodhur. Zgjidhni formula transparente, si krem “BB”, bojëkuq dhe shkëlqim krem.

Image

PËRDORIMI I GABUAR I THEKSUESIT

Në “Youtube” ju kanë bindur se theksuesit duhet t’i aplikoni në ballë dhe maja të faqeve. McEvoy ka një teknikë tjetër: ajo aplikon “Instant Eye Lift” në hapësirën nën sy, në formë të trekëndëshit. Kjo teknikë e ndriçon mesin e fytyrës, duke i dhënë dukje më të re.

Image

“NOMAKEUP” NGANJËHERË DO TË THOTË “MAKE-UP”

McEvoy i pëlqen që të famshmet si Alicia Keys dhe Alessia Cara kanë treguar fytyrën e tyre pa grim. Por ajo thekson se shumë zonja që janë adhuruese të “no make-up” duket se përdorin produkte për lëkurë që fshehin apo mbulojnë parregullsitë e imëta, si balsam.

Image
SHPËRNDAJE