70% e strukturës se PDK-së rreshtohet përkrahë Bekim Haxhiut dhe asambleistëve, kundërshtojnë Sami Lushtakun (Dokument)

Pas vendimit të marrë nga kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku dhe një pjesë e Kryesisë së degës për përjashtimin e shtatë asambleistëve të PDK-së dhe shkarkimin nga pozita e nënkryetarit te degës të deputetit Bekim Haxhiu, sot në mënyrë të organizuar kanë reaguar 70% e strukturës së PDK-së në Skenderajt, duke e kundërshtuar fuqishëm ish kryetarin e komunës, raporton Veriu.info.

Këtë e ka bërë të ditur vet deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili është ndjerë krenar me iniciativën e strukturës së PDK-së.

Ja postimi i plotë i Bekim Haxhiut në Facebook:

Krenarë me strukturën e PDK-së

Sot me vetë iniciativë janë mbledhur mbi 70% kryetarëve të nëndegëve dhe seksioneve të PDK-së në Skenderaj, të cilët kanë njoftuar opinionin se nuk njohin vendimin e grupit te kryetarit të Degës së PDK- së për “shkarkime” dhe “perjashtime”

Ata kërkojnë që PDK të jetë unike dhe të fokusohet në proces zgjedhorë demokratik.

Ja reagimi i tyre dhe thirrja për unitet dhe vlerësimi pozitiv që ata e bëjnë për punen time.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE