77 vjeçarja që u godit nga kamioni në Fushë Kosovë dërgohet në QKUK

Sot rreth orës 9.30 një këmbësore është goditur nga një kamion në qytetin e Fushë Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka dhënë detaje për rastin në fjalë.

“Po rreth orës 9.30 në rrugën Pejë- Prishtinë një person/këmbësor është goditur nga një kamion. E lënduara është dërguar në emergjencë përderisa njësitet policore të trafikur po merren me procedurat e vendshiqimit dhe ato hetimore lidhur me rrethanat dhe shkaktarët e aksidentit”, ka thënë Hoxha për Indeksonline.

SHPËRNDAJE