80 për qind e vendit pa energji elektrike, Haradinaj ka diҫka për të thënë

Tash e disa ditë shumë vende të Kosovës po përballen me mungesë të energjisë elektrike.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka kërkuar që të ngritët një komision hetimor.

Haradinaj, duke thënë se rreth 80% e Kosovës është pa energji elektrike dhe për këtë nuk është duke dhënë askush llogari, kërkon që rastit i KEDS-it të ketë vëmendjen e veçantë ashtu sikurse me PTK-në.

“Është e vërtetë që çdo komision parlamentar nuk ka asgjë të keqe, por meqenëse jemi rreth gjendjes së kaluar në PTK unë kisha dashtë që edhe në këtë seancë apo edhe në të ardhmen me e krijuar një komision hetimor për KEDS-in e cila pothuajse 80% të Kosovës e ka lënë pa energji pa i dhënë llogari askujt”, ka deklaruar Haradinaj gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij implementimi i kontratës nga KEDS nuk është as për së afërmi.

“ KEK-u thotë nuk kemi obligime, KEDS-i në punime bëjmë ashtu, ndërsa implementimin e kontratës nuk e kanë as për së afërmi. Shpresoj që kolegët kanë me e trajtuar edhe këtë temë sikurse PTK-në sepse është e patolerueshme që në këtë kohë kaq të ftohët e ne lexojmë nëpër media se shumica e zonave në Kosovë nuk kanë energji. Duhet edhe ne si parlament ta kryejmë detyrën tonë dhe ta shohim se ku është problemi dhe pse nuk furnizohet me energji elektrike qytetari i Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.

Kujtojmë që javën e fundit shumë pjesë të Kosovës kanë mbetur pa energji elektrike.

KEDS njoftoi se është duke importuar energji me cmim katërfish më shtrenjtë, pasi që KEK po prodhon vetëm 400 megavat energji. Si rrjedhojë e kësaj KEDS dha njoftimin skandaloz se kjo shumë kjo që do tu faturohet qytetarëve.

Nga ana tjetër KEK njoftoi se disa njësi të saj janë jashtë funksioni. Kjo kompani madje njoftoi se ato nuk do të kthehen në funksion deri në mes të muajit dhjetor.

SHPËRNDAJE