93 helmeta që simbolizojnë vdekjet e punëtorëve vendosen në rrethojat e qeverisë

Me moton “Ndërtesat janë tuaja, jeta është e jona”, 93 helmeta që simbolizojnë 93 punëtorët që kanë humbur jetën në vendin e punës, janë vendosur në rrethojat e objektit të qeverisë.

Protestuesit me helmeta në kokë u nisën nga sheshi “Zahir Pajaziti”, në drejtim të objektit të qeverisë, për t`i vendosur në rrethoja.

Protesta është organizuar nga Beyond the Wall”, të cilët kanë thënë se nëse largohen helmetat nga rrethojat e qeverisë pa u zbardhur rastet e punëtorëve që vdesin në vend të punës, “nënkupton që qeveria po pajtohet me vdekjet”.

Vetëm gjatë këtij viti në vendin e punës kanë vdekur 18 punëtor. Rasti i fundit ndodhi të shtunën, pasi një punëtor 45 vjecar ra nga ndërtesa që ishte duke punuar në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Disa ditë mw herët një punëtor 53 vjeç vdiq në vendin e punës pasi ra nga një objekt prej 11 metra lartësi.

 

SHPËRNDAJE