95 për Realin, 93 për Barcelonën dhe 49 barazime

Ndeshja e 238, kush do të triumfojë në “Camp Nou”? Barcelona dhe Real Madridi janë takuar 237 herë në kompeticione zyrtare, 95 herë kanë fituar Los Blancos, 93 fitore Barça dhe 49 herë janë ndarë baras.

Bilanci në Camp Nou është, 43 ndeshje janë fituar nga vendasit, 19 barazime dhe 20 herë kanë triumfuar mysafirët.

Në “El Clasico” janë shënuar 786 gola: 399 nga Madridi dhe 387 nga Barça. Goli i parë që do të shënohet, nëse shënohet sonte, do të jetë i 400-ti, shifër që Los Blancos kanë menaxhuar ta arrijnë kundër Atlético de Madrid (463), Athletic Bilbao (437) dhe Sevilla (405).(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë)

Madrid mund të bëhet klubi i parë që i shënon 400 gola Barcelonës në 119 vite histori. Ata ndiqen nga Atlético (344), Athletic (320), Valencia (320) dhe Espanyol (291).

Golin e parë të Madridit kundër Barcelonës e ka shënuar anglezi, Arthur Johnson më 1902, shifra 100 është arrit me golin e Sabino Barinaga më 1948, 200 nga Gento më 1966 dhe 300 Zamorano më 1993, raporton AS, transmeton Gazeta Express.

A do ta arrijë Reali golin e 400 sonte dhe kush do të jetë ai që do të shkruajë emrin në histori të El Clasicos?

SHPËRNDAJE