A do të futet PDK në Qeverinë Hoti?! – Flasin nga LDK

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK’së, ndërsa ministri Arban Abarshi është deklaruar rreth diskutimeve që janë bërë.

Sekretari i Përgjithshëm i këtij subjekti, ka mohuar se në mbledhjen e kryesisë së LDK’së është biseduar rreth futjes së PDK’së në Qeverinë Hotit.

Arban Abrashi deklaroi se në këtë mbledhje kanë diskutuar për raportet me SHBA-në ndërsa theksoi se nuk ka qenë temë diskutimi përfshirja e PDK’së në qeveri.

Kjo mbledhje që ishte ftuar nga kreu i saj Isa Mustafa, edhe pse ka përfunduar nuk dihet nëse temë diskutimi ka qenë lidhja e një koalicioni me PDK’në, pasi që ka disa javë që koalicioni qeverisë po dështon në Kuvend të votojë ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Arban Abrashi, ka thënë se aty sot kanë diskutuar për punën e Qeverisë dhe zhvillimet e fundit në vend.

“Ka pasë fjalë të mira për punën e Qeverisë. Është përshëndetur puna e Kryeministrit Avdullah Hoti. Takimi ka qenë më shumë informativ dhe nuk kemi hyrë në tema të “nxehta”, jashtë punës së Qeverisë”, është shprehur Abrashi.