A do të jap dorëheqje Behgjet Pacolli nga AKR-ja?

Deputeti Milaim Zeka ka deklaruar se kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli do të jap dorëheqje nga partia dhe atë do ta zëvendësojë familjari i tij, Selim Pacolli.

Zeka tha se Pacolli gjithnjë ka qenë tolerant dha ka pranuar lloj lloj ofertash, shkruan Gazeta inFokus.

Megjithatë, nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli ka mohuar këtë gjë në një prononcim për Gazetën inFokus.

“Milaim Zeka e ka thënë këtë me njëfarë humori. Nuk është aspak e vërtetë, Milaim Zeka është i njohur për këso deklarimesh. Nuk ka asnjë indikacion se Presidenti do të tërhiqet nga partia dhe në AKR nuk shkojnë gjërat kështu, që të delegohen pozitat”, ka theksuar Pacolli.

Këto ditë kanë qarkulluar lajme se edhe Agim Bahtiri është larguar nga AKR-ja dhe pritet t’i bashkohet Vetëvendosjes.

SHPËRNDAJE