A do të jetë i gatshëm Messi ndaj Bayernit? Këto pamje flasin shumë

Sulmuesi i Barcelonës, Leo Messi nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen çerekfinale ndaj Bayernit.

Messi i cili në ndeshjen e kaluar ndaj Napolit pësoi një lëndim në këmbën e tij të djathtë në një duel me mbrojtësin, Koulibaly, vështirë se mund të përfshihet në formacioni startues të Barcelonës kundër Bayernit.

Nga disa pamje që janë publikuara të Messit duke zbritur nga autobusi i Barçës, vërehet një çalim i Messit, nuk dihet nëse është shumë serioz.

Ndryshe, Barcelona dhe Bayern Munich do të përballen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të enjten nga ora 21:00.

SHPËRNDAJE