A do të jetë VV në Qeveri nëse nuk dalin të parët në zgjedhje? Flet Albin Kurti

Kandidati i VV-së për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit, Albin Kurti, në emisionin “Click” të RTV21, ka treguar se a do të jetë Vetëvendosje në Qeveri nëse nuk dalin të parët në zgjedhje. Kurti ka thënë se nëse nuk dalin të parët PDK-ja do të jetë në pushtet.

“Nëse nuk dalim të parët, atëherë e ki PDK-në në pushtet, agonia vazhdon. Vetëm fitorja e Vetëvendosjes e garanton që PDK-ja ngelet në opozitë”, ka thënë Kurti.

Ai më tutje shtoi se me qeverisjen e VV-së do të ndryshojë diçka radikalisht.

“Krejt aksionarët duhet mu publiku, nuk ka me fitu tender në Kosovë pa kallxu kush jonë aksionarët, kush janë menaxhmeti, kush është bordi dhe cili është historiku, cila është origjina, përbërja dhe struktura e kapitalit të tyre.”, tha Kurti në RTV21.

SHPËRNDAJE