A do të kemi qeveri të re në muajin janar?

Kanë mbetur edhe pak ditë që kur bëhen 3 muaj nga përfundimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, dhe Kosova ende nuk ka qeveri në përputhje me rezultatin zgjedhor, raporton gazeta online veriu.info.

Tashmë kemi hyrë në vitin 2020 dhe Vetëvendosje dhe LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.

Këto parti ka muaj që kanë filluar bisedimet, së pari për harmonizimin e programeve të tyre politike, e të cilat përfunduan pa asnjë ngecje.

Por problemet e vërteta dhe të mëdha lindën pikërisht kur filloi ndarja e pozitave udhëheqëse, në veçanti pozita e presidentit, të cilën e kërkon më çdo kush LDK, an ipse kjo pozitë nuk lirohet deri në shkurt të vitit 2020. Albin Kurti dhe Isa Mustafa patën shumë takime direkte me njëri tjetrin por pa ndonjë rezultat për marrëveshje që bashkë të drejtojnë qeberinë e ardhshme.

Një ditë para seancës konsistuive të Kuvendit të Kosovës, kryetari i LVV-së përmes një video të publikuar në rrjetin social facebook shpalli publikisht dështimin e arritjes së marrëveshjes mes partisë së tij dhe LDK-së.

Më 26 dhjetor u mbajt seanca konstituive ku u bë betimi i deputetëve dhe njëkohësisht zgjedhja e organeve të Kuvendit, duke përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, pozitë të cilën do ta mbajë nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjufca.

Pas seancës menjëherë u aktivizua presidenti i vendit, duke ftuar në takim fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurtin, me disa letra radhazi, por që Kurti refuzoi për shkak të agjendës.

Një takim të tillë Kurti ka pranuar ta mbajë më 6 janar, kurse presidenti është përgjigjur pozitivisht në këtë propozim duke caktuar orën 15:00.

Nëse Kurti dërgon propozimin për mandatar, atëherë nga dita e dekretimit të presidentit do t’i ketë 15 ditë në dispozicion për formimin e qeverisë.

Mbetet të shihet nëse Kurti do të arrijë marrëveshje me LDK-në për bashkëqeverisje, pasi që ka thënë se është partneri i vetëm me të cilin synon të drejtojë vendin për 4 vitet e ardhshme./veriu.info/

SHPËRNDAJE