A do të kthehet Isa Mustafa këtë javë në Kosovë?

Ish-këshilltari i Mustafës, Bajram Gecaj në një prononcim “Gazeta Blic”, ka folur për gjendjen shëndetësore të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, raporton Gazeta Blic.

Gecaj ka thënë se shëndeti i tij është duke u përmirësuar.

“Mirë është dhe ka përmirësime substanciale”’, ka thënë ai.

I pyetur për atë se a ka gjasa që i pari i LDK-së të kthehet në këtë javë në Kosovës, Gecaj ka thënë se nuk e beson një gjë të tillë.

“Nuk e besoj, edhe pse po e përsëris prapë se ky është vendim ekskluziv i mjekëve”, ka deklaruar Gecaj.

Ndryshe, zyrtarë të LDK-së vazhdimisht kanë potencuar se gjendja e Mustafes është stabile dhe sipas tyre i njëjti shumë shpejt do të kthehet në shtëpi.

Kujtojmë se i pari i LDK-së sa ishte në Prishtinë për trajtim shëndetësor, mjekët kishin dyshuar se Mustafa mund të jetë prekur edhe nga “Guillain-Barré syndrome” (GBS).

Sindroma GBS është një çrregullim në të cilin sistemi imunitar i trupit sulmon një pjesë të sistemit nervor periferik. Simptomat e para të këtij çrregullimi përfshijnë shkallë të ndryshme të dobësisë ose ndjesive. Këto simptoma mund të rriten me intensitet derisa muskuj të caktuar nuk mund të përdoren fare dhe, kur është e rëndë, personi është pothuajse tërësisht i paralizuar. Një individ i tillë shpesh vihet në një ventilator për ta ndihmuar me frymëmarrje dhe është parë nga afër për probleme të tilla si rrahje jonormale të zemrës, infeksione, mpiksje të gjakut dhe presion i lartë ose i ulët të gjakut. Shumica e individëve, megjithatë, kanë shërim nga kjo sindromë, edhe pse disa vazhdojnë të kenë një shkallë të caktuar të dobësisë.

Isa Mustafa në vitin 2010, atëherë në pozitën e kryetarit të Prishtinës, pat udhëtuar për në Bruksel, për t’iu nënshtruar një intervenimi në zemër.

Ndryshe, Mustafa është ende duke u trajtuar në Gjermani.

SHPËRNDAJE