A do të kthehet në PDK i arratisuri Xhabir Zharku?

Gjashtë vjet i iku drejtësisë kosovare, kështu duke gjetur strehë në Suedi. Fjala është për Xhabir Zhakun, që dikur ishte pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, e tani njihet si një i arratisur nga drejtësia. Por, pak ditë na ndajnë nga ardhja e Zharkut në Kosovë. A do ta pranojë PDK’ja sërish Zharkun të jetë pjesë e partisë, pasi dikur mbante pozitë të lartë, ishte kryetar i Komunës së Kaçanikut.

Xhabir Zharku mund të kthehet në Kosovë edhe pak ditë. Kjo pasi drejtësia kosovare nuk mund ta përdjekë më atë, për shkak se ai iku në Suedi.

Zharku është shtetas suedez dhe Kosova nuk ka marrëveshje ekstradimi me këtë shtet. Por, pse mund të kthehet lirshëm ish-kryetari i Kaçanikut në Kosovë?(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

Ish-kryetari i Kaçanikut, u dënua me tri vjet burg pasi kishte kryer vepra penale, detyrim dhe armëmbajtje pa leje, shkruan Gazeta Express.

Gjykata Supreme ia kishte konfirmuar dënimin Zharkut në maj të 2012’ës dhe që nga atëherë Zharku shfrytëzoi mirë nënshtetësinë e tij suedeze për t’u arratisur. Kështu, ai kishte arritur të udhëtonte për në Suedi pa asnjë pengesë nga autoritetet e sigurisë në Kosovë.

Gjatë tërë këtyre viteve, Kosova, edhe pse ka kërkuar ekstradimin e Zharkut nga Suedia, kjo nuk ndodhi, pasi vendi nuk ka marrëveshje ekstradimi me shtetin e Suedisë, kjo për shkak se Zharku është shtetas suedez.

Pasi dikur Zharku mbante pozitë mjaftë të lartë, si PDK ai kishte arritur ta marrë Komunën e Kaçanikut. Por, tani, a do ta pranojë PDK’ja Zharkun sërish në parti?

Gazeta Express ka tentuar të flasë më zyrtarë të PDK’së dhe deputetë të PDK’së gjatë tërë ditës, por kontakti me ta ishte i pamundur. Pasi sot është festa e 1 majit, si duket askush prej kësaj partie nuk gjendet në pozicion që të lajmërohen në telefon.

Xhabir Zharku qëndroi 6 vite jashtë vendit, vetëm për të mos e mbajtur dënimin e vërtetuar në Kosovë. Pasi që ish-kryetari i Kaçanikut deri tani nuk u kap nga autoritetet policore kosovare, ai mund të kthehet në Kosovë dhe të jetojë lirshëm. Por, kjo mund të ndodhë vetëm pas 8 majit të këtij viti.

Legjislacioni mundëson që nëse i dënuari nuk mund të kapet për një periudhë kohore dyfish më të madhe sesa dënimi, atëherë parashkruhet dënimi me burgim.

Kujtojmë kur Policia e Kosovës kishte bastisur shtëpinë e ish-kreut të Kaçanikut, dhe aty kishte gjetur një “mal” me armatim.

Policia kishte gjetur një murtajë 88 mm, një mjet shpërthyes, gjashtë karikatorë, një pistoletë të tipit “Zastava”, një pushkë automatike të tipit AK 47, dy armë automatike të tipit MTP 9, sasi të madhe eksplozivi dhe një sasi të konsiderueshme të plumbave.

Kjo bastisje me të gjithë këtë armatim, u bë më 4 nëntor të vitit 2008.

Dimë se Kosova ka marrëveshje ekstradimi vetëm me 6 shtete të botës. Pos me Amerikën, Kosova ka marrëveshje me shtetet si: Turqia, Maqedonia, Shqipëria, Gjermania dhe Italia, por jo edhe me Suedinë.

SHPËRNDAJE