A do të ndikojë incidenti me zarfet në dialogun Kosovë-Serbi?

Dyshimi për helmimin e zarfeve të ardhura nga Serbia ka shkaktuar tensione mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ky incident ka sjellë reagimin e ashpër të shtetit serb të cilët po e cilësojnë si manipulim nga ana e Kosovës.

Njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në vend Avni Mazreku në një prononcim për Gazeta Blic ka theksuar se nëse vërtetohet se ky insident është shkaktuar nga shteti serb atëherë vendi ynë do të duhej ta adresonte këtë çështje tek mekanizmat ndërkombëtarë.

“Nëse kjo vërtetohet si e vërtetë, nëse këto zarfe e kanë patur atë lloj helmi dhe nëse vërtetohet se kjo është organizuar nga shteti i Serbisë atëherë Kosova duhet ta adresojë këtë çështje tek instancat më të larta ndërkombëtare.Kosova nuk ka komunikim të mirëfilltë me Beogradin dhe do të duhej ta shihte relacionin e saj me këtë shtet përmes organizmave ndërkombëtarë duke përfshirë këtu Bashkimin Evropian dhe akterë të tjerë që janë shtytës të raporteve të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.Nëse kjo vërtetohet zyrtarisht se Serbia ka ndërmarrë një veprim të tillë Kosova do të duhej të kërkonte nëpërmjet këtyre organizmave ndërkombëtarë që janë të involvuar në proces”

Mazreku thekson se pala kosovare duhet të jetë e kujdesshme në deklarata derisa të ketë një raport zyrtar nga organet përgjegjëse për këtë çështje.

“Pala kosovare do të duhej të ishte e kujdesshsme në deklarata  e qëndrime derisa të kemi raportin e profesionistëve. Vetëm pasi të vërtetohej Kosova do të duhej të mbajë një qëndrim zyrtar për  këtë çështje”.

Sot gjatë ditës Drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj-Berisha ka theksuar  se nga rezultatet e analizave që janë marrë nga institucioni biokimik përjashtohet mundësia e ndonjë sëmundjeje infective.

26 komisionerë të KQZ dyshohet se u helmuan nga zarfet e ardhura nga shteti serb disa ditë më parë./Gazeta Blic/

SHPËRNDAJE