A do të përfitojnë edhe punëtorët “pa letra” nga ndihmat qeveritare?

Një numër i madh i punëtorëve në Kosovë të cilët punojnë në sektorin privat nuk kanë të nënshkruara kontrata pune në mes punëdhënësit dhe punëkërkuesit.

Kontrata e punës është veprim juridik i dyanshëm, i cili rregullon të drejtat të punëdhënësit dhe të punëmarrësit.

Në bazë të kontratës, punëdhënësi është i detyruar që të punësuarin ta lajmërojë në Administratën Tatimore të Kosovës dhe institucionet tjera të cilat menaxhojnë dhe administrojnë skemat e obligueshme pensionale dhe skemat tjera.

Po ashtu punëdhënësi është i obliguar për pagesën e kontributeve dhe detyrimeve tjera ligjore.

Mungesa e kontratës se punës nënkupton pasiguri për punëtorët.

Përfaqësues të punëtorëve konsiderojnë se mbi 50 për qind e punëtorëve në tregun e punës nuk posedojnë kontrata pune.

Kjo çështje mund t’i pengojë ata që marrin ndihmat e parapara nga shteti në këtë kohë pandemi, kur shumë nga ata nuk janë duke punuar, ose edhe janë larguar krejt nga puna.

Mbetet të shihet nëse shteti do të gjejë një zgjidhje edhe për këtë kategori punëtorësh të cilët punojnë në të zezën./Insajderi.com

SHPËRNDAJE