A do të testohen të gjithë futbollistët e Vushtrrisë për koronavirus?

Kapiteni i skuadrës së Vushtrrisë, Etrit Halimi dhe ekonomi i klubit i kanë kryer testet për koronavirus, ndërsa sonte pritet të dalin rezultatet për ta.

Ata kanë shfaqur simptoma të virusit pas ndeshjes me Flamurtarin, e cila është zhvilluar të premten në ‘Ferki Aliu’ në Vushtrri.

Gazeta inFokus nga burimet e saja mëson se pritet të testohet të gjithë futbollistët e Vushtrrisë nëse rezultojnë pozitiv kapiteni dhe ekonomi i klubit.

Kështu është diskutuar ndërmjet futbollistëve dhe drejtuesve të klubit vushtrrias gjatë ditës se sotme.

Por, akoma nuk ka një vendim final sa i përket testimit të të gjithë lojtarëve dhe pjesëtarëve të klubit Vushtrria.

Vushtrria të enjten luan në udhëtim të Trepça’ 89, në duelin e vlefshëm për javën e 29-të në Superligë.

SHPËRNDAJE