A do të votojë Lista Serbe shpërndarjen e Kuvendit? Flet Simiq

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka njoftuar se do të vendosin sot nëse do të marrin pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, ku është paraparë votimi për shpërndarjen e këtij organi më të lartë legjislativ.

Simiq tha për TV Prva se nuk mund të parashikohet me siguri nëse Parlamenti i Kosovës do të shpërndahet nesër.

Vendimi për mbajtjen e seancës për shpërndarjen e Kuvendit erdhi pak kohë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Seanca mbahet nesër nga ora 10:00./Express/

SHPËRNDAJE