A e dini me çka merrej Dafina Zeqiri para se të bëhej këngëtare?

Ajo u konsiderua sensacion i muzikës për shkak të rrymës muzikore, stilit unik dhe shumë elementëve të tjerë që e karakterizojnë, e që tashmë dihen e njihen mirë nga mbarë publiku.

E rritur në Suedi, e rritur me muzikë të huaj dhe e dashuruar në emrat e muzikës RnB. Kjo është Dafina Zeqiri, këngëtarja që gjatë viteve sjelli frymë të re në industrinë e muzikës në vend dhe që viteve të fundit po synon karrierë ndërkombëtare.

A e keni ditur që Dafina e ka nisur këtë rrugë si tekst shkruese dhe jo si këngëtare? Ajo, dikur shkruante tekste dhe u ofronte ato këngëtarëve të tjerë.

Sot, një pjesë e mirë e këngëve të saj janë të shkruara nga vetë këngëtarja, e cila gjithashtu është edhe autore e muzike shumë prej këngëve të repertorit të deri tanishëm. /Kosovarja/

SHPËRNDAJE