A e dini sa miliona euro dërgon brenda vitit diaspora shqiptare?

Shqiptarët paguajnë më së shumti në rajon për transfere parash në Shqipëri.

Emigrantët shqiptarë dërgojnë mesatarsisht 600 milionë euro në vit, shkruan Albinfo.

Për çdo 100 euro, një shqiptar paguan 9.4 euro si komision transferimi, kurse në rajon kjo shifër është 7.2 euro.

Në Zvicër, kostoja e dërgimit të parave përmes agjencive të transferimit arrin deri në 25 përqind.

Për shqiptarët që dërgojnë para nga Gjermania dhe Britania, tarifa sillet mes 9.5 dhe 10 përqind.

Këto janë tarifat që aplikojnë agjencitë e transferimit të parave, kurse transferet përmes bankave janë edhe më të shtrenjta.

Banka Botërore thotë se Shqipëria i përdorë më së paku bankat për dërgimin e parave në rajon.

SHPËRNDAJE