A e kaloi pragun Andin Hoti: Kjo është lista e 21 deputetëve të PDK’së

I biri i Ukshin Hotit, Andini, nuk ka arritur që të marrë vota të mjaftueshme sa për të kaluar pragun zgjedhor që të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Për të qenë njëri nga deputetet e PDK’së në Kuvend këtë mandat duhej të kishte mbi 7500 vota.

Ndërkaq në media është publikuar një listë e PDK’së me emrat e 21 kandidatëve që priten të jenë deputetë në Kuvendin e Kosovës, pasi kanë siguruar votat e duhura.

Në këtë listë nuk figuron emri i Andin Hotit i cili duket se nuk ka marrë votat e duhura nga qytetarët që të fitojë edhe një mandat të dytë në Kuvendin e Kosovës.

Vetëm në qytetin e tij të lindjes, Andin Hoti ka arritur të marrë 1730 vota, shifër kjo që duket se bashkëqytetarët nuk i kanë dhënë përkrahjen e duhur ish deputetit të PDK’së.

Në zgjedhjet e vitit 2017 Andin Hoti kishte arritur të mbledh plotë 14,354 vota dhe ishte njëri ndër më të votuarit në koalicionin PAN në atë kohë. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE