A e keni ditur se tezja e Mimoza Shkodrës është kjo këngëtare e njohur?

Këngëtarja Mimoza Shkodra këtë periudhë është përfolur shumë në media, e krejt kjo për shkak të ndarjes nga i fejuari i saj, këngëtari Seldi Qalliu, shkruan GazetaBlic.

Ndërsa, javën e kaluar këngëtarja u komentua gjatë për martesën e improvizuar me Adrian Gaxhën, tek emisionit “Op Labi Party’

Aty, ajo dhe këngëtari nga Shkupi, Adrian Gaxha kanë surprizuar publikun me një martesë të improvizuar, ku “çifti” u shfaqen me veshjet e tyre, Adrian Gaxha me kostum të zi, ndërsa Mimoza me fustanin e bardhë të nusërisë.

Duke qenë se është shumë aktive në rrjete sociale, këngëtarja ka publikuar edhe një fotografi bashkë me tezen e saj, këngëtaren Emine Hasimi.

“Kënga ” Do të këndoj për nji djal nga Kosova ” me siguri qe ju kujtohet ne vitet e 90. Emine Hasimi kjo ësht tezja ime 🌹😘❤️”, ka shkruar Mimoza./GazetaBlic

SHPËRNDAJE