A e keni parë ndonjëherë Shyhrete Behlulin në farmerka, duks e puma, shikojeni këtë FOTO

Këngëtarja e mirënjohur Shyhrete Behluli njihet edhe si ëmbëlsira e skenës. Pavarësisht viteve që po kalojnë, Shyhretes veç po i shtohet ëmbëlsia, e besa edhe bukuria.Dihet e njihet stili i saj skenik.

Veshjet e Shyhretes janë kryesisht me motive tradicionale, të gërshetuara me motive të kohës, moderne. Në skenë e shohim të rregulluar deri në detajet më të imta, si zonjë e rëndë, ndërkaq në jetën e përditshme Shyhretja është sportive e praktike.

Siç duket edhe nga foto, stili i saj është si i një vajze të re dhe linjajt aktuale janë më në formë se kurrë./Kosovarja

SHPËRNDAJE