A është bërë pishman LDK që e votoi Thaçin për president? Flet deputeti i LDK-së

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka thënë se partia e tij e ka vërejtur gabimin që ka bërë kur e ka votuar Hashim Thaçin për president të Kosovës.

“Unë nuk e ka votuar as atëherë, mirëpo si parti kemi logjikë institucionale dhe jam pajtuar me vullnetin e shumicës”.

Rugova në Sytë 7 në Klan Kosova tha se tani edhe partia e ka kuptuar gabimin që kanë bërë.

“Është vërejtur që ka qenë gabim i madh i LDK-së që e ka votuar Hashim Thaçin për presidentin. LDK atëherë ka pasur marrëveshje me PDK-në”.

LDK-ja dhe PDK-ja kishin nënshkruar marrëveshje koalicioni ku LDK ka marrë kryeministrinë ndërsa PDK presidencën.

Hashim Thaçi u votua president më 26 shkurt të vitit 2016.

SHPËRNDAJE