A është e përfshirë BE-ja në debatin për korrigjimin e kufijve? Flet zyrtari i lartë nga Brukseli

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, David McAllister, ka thënë se Bashkimi Evropian është në dijeni për debatin që po zhvillohet rreth idesë për ndryshim të kufijve, si zgjidhje e mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Çdo lloj marrëveshje duhet të rregullohet reciprokisht në mes dy palëve dhe duhet të kontribuojë në stabilitetin rajonal dhe duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë McAllister.

Megjithatë, zyrtari i lartë i BE-së i cili po qëndron në Beograd për një vizitë zyrtare së bashku me një delegacion të gjerë, ka thënë se BE-ja nuk është e përfshirë në mënyrë aktive në debatin për ndryshim të kufijve, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

McAllister teksa ka folur për zgjedhjet e reja që pritet të mbahen në Parlamentin Evropian, ka thënë se nuk beson që një gjë e tillë do të ndikojë në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ai ka folur, gjithashtu, edhe për taksën e vendosur nga Kosova për produktet e Serbi. /GazetaExpress/

SHPËRNDAJE