A i frikësohet Haradinaj ‘tradhtisë’ së Thaçit në dialog?

Sa ishte në opozitë kryeministri Ramush Haradinaj, bashkë me partinë e tij, dhe opozitën e bashkuar të asaj kohe, e kishin akuzuar presidentin e vendit Hashim

Thaçin për tradhti ndaj vendit, duke i falë tokë Malit të Zi, përmes demarkacionit.

Por a i frikësohet sot, Haradinaj Thaçit, se ai mund ta tradhtoj vendin në procesin e dialogut ?

Kryeministri në intervistën dhënë Gazetës Blic, ka thënë se tani situata është ndryshe dhe se tash vendimet për dialogun nuk janë individuale, as të Thaçit e as të atij personalisht.

Andaj ka thënë se vendimet çfarëdo që merren në procesin e dialogut, do të kalojnë përmes Kuvendit, dhe rrjedhimisht nuk do të ketë një frikë nga kompromiset e “dhimbshme” te Thaçit.

“Tani, sjon këto vendime individuale të presidentit, ose te mijat, ose të njerit nga ne, këto janë vendime nacionale të institucioneve, e për të cilat parlamenti duhet ta jep mendimin e vet, por presidenti në bazë të kompetencave kushtetuese e përfaqëson vendin.
Unë mendoj se është mirë të vijnë edhe partitë tjera, në këtë rast edhe unë vet, dhe gjithë ne të interesohemi për temë, nga pozicioni i kryetarit të Qeverisë e kam obligim me u interesu për temat, për gjitha temat, edhe për dialogun, mirëpo vet agjenda dhe punët që i kemi, gati ma bajnë të pamundshme me marr krejt kohën me atë temë”

Haradinaj ka thënë se Thaçi ka qenë njeriu që është përfshirë më së shumti në procesin e dialogut andaj duhet te jetë në këtë proces, por se ka bërë thirrje që këtij procesi ti bashkohet edhe opozita.

“Ai ka qenë më i përfshirë në këtë temë dhe unë mendoj se ai I duhet Kosovës në këtë temë, kuptohet edhe ai është I interesuar në këtë tëmë që Kosova të përfaqësohet prej institucioneve dhe partive tjera opozitare, edhe unë mendoj se është mirë që të jemi të gjithë” ka thënë Haradinaj

SHPËRNDAJE