A i frikësohet trajneri i Anglisë stadiumit “Fadil Vokrri”? Përgjigjet Southgate

Tashmë Kombëtarja e Anglisë ka zbarkuar në Prishtinë, ku nesër do ta zhvillojë ndeshjen e fundit ndaj Kosovës për kualifikimet për Euro 2020.

Ndërkaq, para këtij takimi, foli edhe tekniku i Anglisë Southgate, i cili tha se po ndihet mirë në Kosovë dhe se atmosfera në Prishtinë është shumë miqësore.

Ndërsa i pyetur se a i frikësohet stadiumit ‘Fadil Vokrri’, tekniku jep një përgjigje interesante.

“Unë nuk kam qenë i befasuar fare kur Kosova e mposhti Çekinë në shtëpi, sepse ata kanë zhvilluar një super-ndeshje atë ditë,” tha fillimisht Southgate.

“Unë mendoj se këta djema janë mjaft të zëmëruar nga humbja me Çekinë në Plezen dhe do të mundohen që nesër të na shkaktojnë telashe”, përfundoi ai.

SHPËRNDAJE