A i ka bllokuar Serbia mallrat evropianë të nisura për Kosovë, institucionet nuk kanë informacione

Është raportuar nga mediat serbe se Serbia ka marrë vendim që të ndalojë qarkullimin në rrugët e saj për mallrat evropiane që janë nisur për Kosovë.

Institucionet kosovare nuk kanë pranuar zyrtarisht informatë për këtë veprim të palës serbe.

Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës, tha se nuk kanë informatë për këtë gjë, duke shtuar se fluksi nga Serbia ka qenë shumë i ulët. Tutje ai për KP ka kujtuar se mallrat nga Europa për në Kosovë kanë shumë rrugë të tjera për qarkullim, përveç Serbisë.

As në kabinetin e Qeverisë së Ramush Haradinajt nuk kanë informata për këtë çështje.

Sipas Avni Arifit, këshilltarit të kryeministrit, nëse Serbia ka ndërmarrë këtë veprim, atëherë vetëm se do të shtonte tensionet e krijuara së fundi me rritjen e taksës në 100% nga Qeveria Haradinaj për mallrat serbe.

SHPËRNDAJE