A i ka LDK numrat për formimin e qeverisë? Deklarata e papritur nga kjo parti

Lidhja Demokratike e Kosovës është në pritje të aktvendimit të plotë nga Gjykata Kushtetuese për çështjen e mandatarit.

Kështu janë shprehur zyrtarë nga LDK-ja.

Deputetja Besa Gaxherri ka thënë për GazetaBlic se derisa nuk ka informatë zyrtare nga partia e saj për mbledhje, mbetet që të presin vetëm vendimin e plotë të GjK-së dhe brenda ditës të takohen.

“Nuk kam ndonjë informatë se do të mbahet sot, jemi duke e pritë edhe zyrtarisht vendimin që të dërgohet nga Gjykata Kushtetuese, tani me vendosë brenda ditës besoj”, tha ajo për Gazeta Blic.

Të njëjtën e ka pohuar edhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi.

“Sot s’ka lëvizje sepse s’kemi pranu materialin prej Gjykatës”, tha ai.

E, Gaxherri ndërkaq është shprehur optimiste për votat për Qeverinë e re. Ajo ka thënë se i kanë siguruar, teksa ka përmendur se mund t’i kenë deri në 65 vota.

“Mos me i pas siguru votat nuk ish dashtë me shku në këtë proces. Numrat variojnë, prej 61 deri 65. I kemi të siguruara”, ka thënë ajo.

SHPËRNDAJE