A i keni këto gjëra në shtëpi: Dikush po ju përgjon dhe po sheh çdo gjë që bëni

Çdo ditë e më shumë po shfaqet nevoja që në shtëpinë tuaj të keni më shumë pajisje teknologjike, duke përfshirë këtu edhe kamerat të cilat ‘kapin’ gjërat e dyshimta përreth. Por a e keni menduar ndonjëherë se edhe vet këto sisteme të sigurisë, mund të jenë paksa dyshuese.

Kamera, alarme e sisteme të tjera që i vendosni në shtëpinë tuaj, mund të kenë të fshehur një të vërtetë jo edhe aq të këndshme pas.

Gazeta Metro më poshtë iu sjellë 4 gjëra të dyshimta te sistemi i sigurisë në shtëpinë tuaj.

1. Drita e kuqe që herë-herë ndezet

Kur shikoni tek kamera juaj e sigurisë, shihni se mos ndezet ndonjëherë një ditë e kuqe. Nëse e shihni këtë, duhet të dini se dikush po tenton t’ua hakojë dhe është një problem për të cilin duhet ta lajmëroni edhe policinë.

2. Zhurma të çuditshme që dalin nga kamera

Mënyra më e lehtë për të zbuluar nëse dikush po tenton të hyjë në sistemin tuaj, është të dëgjoni zhurmat që vijnë nga kamerat.

3. Një kamerë që rrotullohet në mënyrë jo-normale

Një gjëje tjetër që duhet t’i kushtoni shumë vëmendje, është rrotullimi i kamerës. Nëse ajo shkon në drejtime më të ndryshme se sa zakonisht, dijeni që ka një problem tjetër.

4. Mund të ekzistojnë edhe kamera që nuk i keni vendosur ju

Nëse dikush me të vërtetë po tenton t’ju përgjojë, keni kujdesë se kamerat e vogla mund të jenë të fshehura në çdo mobile të shtëpisë, e më së shumti, në varëset e palltove./gazetametro.net

SHPËRNDAJE