A ishte penallti? – Zidane ka një përgjigje befasuese

Real Madrid ka arritur të kualifikohet në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve, me një fitore në sekondat e fundit, krejt kjo falë një fitore të dyshimtë në minutat e fundit.

Ronaldo shënoi gol vetëm në minutat shtesë pasi ndeshja ishte zgjatur për 8 minuta.

Zidane, për BEIN pas ndeshjes tha se kualifikimi i skuadrës së tij është i merituar.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

“Jam i lumtur, kemi merituar të kalojmë pas 180 minutash, kemi pasur shumë shanse, nuk ishte e vështirë të shënonim, por kjo është futboll, ne luajtëm një lojë të madhe atje dhe sot gjithçka ishte në anën tjetër, kështu është”, ka thënë Zidane.

I pyetur lidhur me vendimin e gjyqtarit për penaltinë në minutat e fundit, ai ka thënë se nuk e ka parë, rastin, por ka thënë se futbollistët e tij i kanë treguar se ka qenë penallti.

“Nuk e pashë atë, ata më thanë se ishte një dënim i qartë”, ka deklaruar Zidane./Insporti.com

SHPËRNDAJE