A iu kujtohet Naser Berisha? Kaq shumë ka ndryshuar

“Do të doja” ishte hiti i dikurshëm dhe kënga e zemrës për shumë njerëz, e cila akoma dëgjohet e pëlqehet nga njerëzit.

Autori Naser Berisha i dha kuptim edhe më shumë kësaj kënge me zërin e tij të mrekullueshëm.

Jo veç këtë këngë, këngëtari i solli publikut edhe hitet të tjera që u pëlqyen e vlerësuan shumë.

Pasi u largua dukshëm nga muzika, Naseri së fundi u kthye fuqishëm me këngën e re për admiruesit e tij

“Do të dua dikur” titullohet kënga më e re e këngëtarit të mirënjohur, Naser Berisha, i cili e ka kompletuar edhe nga ana vizuale projektin e ri muzikor.

Vet Naser Berisha e ka shkruar tekstin dhe është kujdesur për muzikën e këngës së re.

Ajo që bie në sy është edhe ndryshimi drastic i këngëtarit për këto vite. Ndërkohë që dikur ishte më i dobët dhe me flokë, sot ai ka shtuar në peshë dhe i kanë rënë krejtësisht flokët.

SHPËRNDAJE