A janë më të mira shqiptaret apo italianet? Ja si përgjigjet Ermal Meta

Pas koncertit që dha në Tiranë më 1 qershor, kantautori i mirënjohur ka qenë i ftuar në emisiomin “Në kurthin e Piter Panit”. Ermal Meta është vënë përballë pyetjeve të fëmijëve dhe i është përgjigjur atyre.

Fëmijët kanë insistuar të dinë se cilat femra janë më të mira, ato shqiptare apo italianet dhe se kur ka ndërmend ai të martohej.

Kantautori me origjinë nga Fieri ka treguar se nuk është në planet e tij të afërta martesa dhe gjithashtu ka numëruar disa nga ta dashurat, të cilat kanë qenë shqipëtare por edhe italiane.

Gjithashtu kantautori ka pohuar se është në një lidhej me një vajzë shqiptare.

SHPËRNDAJE