A ka marrë vendim Kuvendi për Demarkacion? Tregojnë nga kryesia

Kuvendi i Kosovës ditë më parë ka pranuar zyrtarisht raportin e plotë për Demarkacionin. Mirëpo kryesia e Kuvendit  ende nuk ka marrë vendim se kur do të procedohet për seancë çështja e demarkacionit.

Kështu ka deklaruar për nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

“Ende nuk kemi marrë vendim se kur do të procedohet demarkacioni”, ka pohuar ai.

Ndërkaq, qëndrime të kundërta kanë partitë politike rreth demarkimit të kufirit me Malin e zi.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon ta kundërshtojë demarkacionin e vitit 2015 me Malin e Zi, por ngjashëm nuk pritet të veprojnë edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila u shpreh në favor të votimit të marrëveshjes së vitit 2015.

Sidoqoftë, marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, e nënshkruar në vitin 2015 tashmë është ratifikuar nga parlamenti i Malit të Zi, po jo nga ai i Kosovës. Për ratifikimin e saj nga kuvendi i Kosovës, nevojiten 81 vota.

Në këtë situatë dhe atmosferë politike në të cilën ndodhet Kosova vështirë se do të mund të sigurohen dy të tretat e votave të deputetëve, pra 81.

Po ashtu, Gazeta Blic nga disa burime të veta ka mësuar se Partia Demokratike nuk dëshiron që të hidhet në votim demarkacioni,  pa i siguruar 81 nënshkrime të deputetëve që do të votojnë pro kësaj marrëveshje.

Mos ratifikimi, që nënkupton hedhjen poshtë të marrëveshjes së vitit 2015 sipas analistëve do ta komplikojë edhe më shumë situatën dhe mund të përkeqësojë raportet me shtetin fqinjë të Kosovës, Malin e Zi.

Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi nga Kosova është kusht i Komisionit Evropian që Kosova të gëzojë lirinë e lëvizjes pa viza./GazetaBlic./

SHPËRNDAJE