A ka një plan B Ministria e Drejtësisë nëse eskalon situata në Veri?

Gjatë diskutimit në komision për Legjislacion lidhur me punën e Gjykatës në veri, anëtari Sami Kurteshi ka thënë se nuk është gjendja normale në atë pjesë.

“Dëgjova për letrën që e ka dërguar kryetari i GjykatësKabashiq. A mund ta dimë çfarë përmbanë letra. E dyta nuk ka dorëhqeje , nuk dihet se sië shtë gjendja. Aty janë disa protesta që po zhvillohen nga dy orë, nëse po të zgjasnin protestat më shumë a është e mundur të funksionojë gjendja në Gjykatë. A është një plan B se si zgjidhet çështja nëse protestuesit duan ta zgjasin protestën, ta eskalojnë situatën?”, ka pyetur ministrin ai.

Ndërsa deputeti Frashër Krasniqi ka thënë se deri tani kanë qenë gjërat e përgjysmuara dhe si rezultat i kësaj sipas tij ka kriza në sistem.

“Krejt kjo situatë ma shumë se sa një rast për ankesa ne duhet të ulemi e të bisedojmë se si duhet të dalim nga kjo situata më Serbinë. Na duhet të bëhemi bashkë dhe t’i bëjmë disa hapa karshi dialogut. Taksa 100% është vendim i mirë por duhet të ndërmarrim edhe disa vendime tjera”, ka thënë ai.

SHPËRNDAJE