A ka të infektuar me COVID-19 në Lëvizjen Vetëvendosje?!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrullah Çeku, ka folur rreth situatës me pandeminë, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe intervistimin që po i bëhet presidentit, Hashim Thaçi, nga Prokuroria Speciale e Hagës.

Teksa është pyetur rreth rasteve të infektimeve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Çeku ka thënë se deri tani asnjë deputet i partisë që drejton Kurti nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“ Deri tash nuk ka asnjë konfirmim që dikush nga VV është testu pozitiv. Virusi mund të jetë gjithkund, e të mos e dimë, sepse mund të jemi asimptomatik. Por deri tani sipas informatave që kam, nuk ka”, ka thënë Çeku në T7.

SHPËRNDAJE