A ka validitet nënshkrimi i Agim Ademit pas dënimit nga Gjykata?

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është dënuar me 9 muaj burg efektiv nga gjykata për njërën nga dy veprat penale me të cilat akuzohej, shkruan gazeta online veriu.info

Ky vendim i gjykatës ndaj Agim Ademit ka ngjallur reagime të shumta në mesin e mbështetësve të sportit dhe dashmirëve të futbollit në Kosovë, sidomos pas sukseseve të kombëtares sonë në garat ndërkombëtare, rezultate këto që përmirësuan ndjeshëm imazhin e sportit kosovar në botë.

Një reagim i ashpër pas vendimit të gjykatës ka ardhur edhe nga ish futbollisti kosovar i Dritës, njëherësh ish gjyqtar, Nexhmedin Bunjaku, i cili ka vu në pikëpyetje validitetin e nënshkrimit të Agim Ademit pas vendimit për dënim me burg efektiv.

Bunjaku ka akuzuar Agim Ademin që me këmbënguljen e tij për të qëndruar në krye të FFK-së po e dëmton rëndë futbollin kosovar dhe imazhin e këtij sporti në arenën ndërkombëtare.

Ai ka akuzuar Ademin se ka mobilizuar kryetarët e Lidhjeve Rajonale të Futbollit përmes ‘karameleve’ në mënyrë që të vazhdojë të qëndrojë në krye të FFK-së.

Ky është postimi i plotë i Bunjakut në rrjetin social facebook:

SHPËRNDAJE