A kishte bashkëpunëtorë tjerë kryerësi i sulmit në Zelandën e Re? Flet policia

Autoritetet në Zelandën e Re thonë se personi i akuzuar për masakrën në xhami, ka vepruar i vetëm.

Australiani Brenton Tarrant, 28 vjeç transmetoi drejtpërdrejt sulmin në Facebook. Ndërsa tre të arrestuarit e tjerë nuk besohet të jenë përfshirë, tha komisioneri i policisë Mike Bush.

Pesëdhjetë persona u vranë dhe 50 të tjerë u plagosën në atë që është sulmi më i keq i Zelandës së Re.

Duke folur për gazetarët kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern tha se takimet e kabinetit do të zhvilloheshin të hënën për të diskutuar çështjen, duke përfshirë edhe ligjin për armët.

“Do të ketë ndryshime në ligjet tona të armëve”, tha ajo.

SHPËRNDAJE