A kishte Thaçi antiplumb gjatë vizitës në Ujman?

Presidenti Thaçi gjatë ditës së sotme ka lundruar me barkë rreth liqenit të Ujmanit. Ndonëse atij i ishte sugjeruar të vishte antiplumbin nga Policia e Kosovës, Thaçi e kishte refuzuar atë.

“Jo jo, unë pa atë, mos më nguc me të”, iu drejtohet Thaçi ekipit të PK-së.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përveç lundrimit në liqenin e Ujmanit, ka vizituar edhe pikën kufitare në Bërnjak.