A mund të keni bashkëpunim me Vetëvendosjen? Befason të gjithë me përgjigje Visar Ymeri

Deputetët e Grupit të Pavarur, Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani, kanë shpalosur deklaratën themeluese të partisë së re, emrin e të cilës, Ymeri ka thënë se nuk e kanë vendosur ende.

Por Ymeri tha se ‘është e rëndësishme se rrugëtimi politik i këtij grupi është i qartë”.

Sipas tij, ky rrugëtim, bazohet në pikat e Deklaratës, të cilën e kanë shpalosur Ymeri dhe Gorani dhe të cilën.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

Ndërkohë, në këtë konferencë, Ymeri është pyetur nga gazetarët edhe për mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ymeri ka thënë se mbeten të hapur për bashkëpunim jo vetëm me Vetëvendosjen por edhe me grupet tjera parlamentare në Kuvendin e Kosovës, shkruan Periskopi.

“Ne mendojmë që bashkëpunimi është edhe i mundshëm nganjëherë i domosdoshëm dhe i rëndësishëm sepse në Kuvend kemi një situatë ku grupet opoitare kanë më shumë deputetë se sa koalicioni. Mendoj se në këtë situatë kemi një situatë jashtëzakonisht të favorshme në mënyrë që ta ndikojmë, ta drejtojmë e monitorojmë punën e qeverisë në të mirën e qytetarëve. Në këtë drejtim jemi të gatshëm dhe të hapur për bashkëpunim por ne nuk mund ta kushtëzojmë bashkëpunimin nëse ata nuk dojnë një gjë të tillë. Për san a përket neve në të gjitha ato pikat që ne pajtohemi, jo vetëm me Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes por me të gjitha grupet tjera do të kemi bashkëpunim, për çështjet që pajtohemi, pikat në të cilat pajtohemi dhe metodologjinë e bashkëpunimit”, ka thënë Ymeri./Periskopi/

SHPËRNDAJE