A mund të shkohet sërish në zgjedhje, Konjufca habit me një deklaratë

Nënkryetari Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se shkuarja sërish në zgjedhje të parakohshme, duhet të jetë fjala e fundit, që duhet të shihet në këto momente.

Në Pressing, ai u shpreh se LVV, së bashku me LDK-në, duhet të provojmë edhe dy-tri forma të tjera për të arritur koalicion dhe nëse dështojnë këto tentativa, të flitet për shkuarje në zgjedhje.

“Zgjedhjet duhet me qenë fjala e fundit. Ne duhet t’i provojmë edhe dy tri forma tjera, dhe pastaj të flasim për shkuarje në zgjedhje”, ka thënë Konjufca.

Konjufca, ka treguar se pse VV nuk dëshiron t’i jap Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) LDK-së.

“Nuk e kuptoj se çfarë po i duhet LDK-së Ministria e Punëve të Brendshme”, tha ai.

Konjufca tha se LDK-ja ka pasur 3 ministra të vetë në këtë ministri dhe se rezultatet kanë qenë të mjerueshme, prandaj VV po e sheh si të pa zot LDK-në në këtë dikaster.

“Ky është një dikaster tipik për luftën ndaj krimit të organizuar, LDK-ja nuk ka me provu vetën për herë të parë në këtë dikaster ka pas 3 ministra këtu, me të vërtetë rezultatet janë të mjerueshme, populli vendosi VV-në të parën për shkak këtyre zhgënjimeve”, shtoi ai.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE