A ndërhynë Isa Mustafa dhe Agim Veliu për ta zgjedhur kryetar të degës, Besian Mustafën? – Ja çfarë thoshte Arben Gashi

Besian Mustafa, ka mposhtur sot deputetin Arben Gashi, në garën për kreun e degës së katërt të LDK-së në Prishtinë.

Një garë e ashpër ishte bërë mes Mustafës, i cili është zëdhënës i LDK-së dhe deputetit Arben Gashi, i cili vjen po ashtu nga e njëjta parti.

Kohë më parë ishte përfolur se Mustafa e posedon mbështetjen e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe nënkryetarit Agim Veliu.

Javë më parë, Arben Gashi, ishte i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashi, ku ishte përgjigjur në pyetjen se a po ndikojnë Isa Mustafa dhe Agim Veliu, që ta bëjnë kryetar të degës së katërt, Besian Mustafën.

Gashi e pati quajtur ndërhyrjën si “preferencë”, që Isa Mustafa dhe Agim Veliu mund të kenë për kundërkandidatin e tij, Besian Mustafën.

“Procesi i zgjedhjeve po vazhdon pa ndërhyrje, preferencat janë normale, kryetari dhe kryesia e kanë për detyrë ta menaxhojnë procesin, detyrë Statutare dhe e kanë për detyrë të merren me problematikat nëpër degë . Nuk mendoj se është e shprehur kjo çështje (ndërhyrja I Isa Mustafës) dhe lobimi bashkëpunimi koordnimi janë normale brenda suazës së garës, sepse demokracia e brendshme e LDK është e deleguar dhe nuk është e kontrolluar dhe deri tani nuk ka mundur ta kontrolloj askush. LDK-ja ka guximin intelektual dhe politik, njerëzit në LDK e kanë këtë guxim që nëse ka tendenca për kontrollë ta mundin atë tendencë”, kishte thënë Gashi për Blic Interview me Astrit Gashin.

Intervista e plotë e Arben Gashit dhënë emisionit “Blic Interview me Astrit Gashin”

SHPËRNDAJE