A po ndahet LDK? Pamje: Vjosa me Antonin, Imriun, e Gazin, ndërsa Agimi me Kujtën dhe Lumirin

Lidhja Demokratike e Kosovës është mbledhur këtë shtune për të vulosur detajet e koalicionit me Lëvizjen “Vetëvendosje”.

Para takimit, Indeksonline ka incizuar disa pamje ku shihen “grupet” e kësaj partie teksa futen brenda Selisë Qendrore.

Nënkryetarja Vjosa Osmani shihej eshoqëruar me “të fortin” e Prizrenit, Anton Qunin, kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti dhe atë të Pejës, Gazmend Muahxherin

Ndërsa, nënkryetari tjetër, Agim Veliu ishte nën përcjelljen e të përfolurit për kryetar Kuvendit, Kujtim Shalën dhe deputetin, Lumir Abdixhiku.

SHPËRNDAJE