A po prishen raportet Kosovë -Amerikë?- Kjo është deklarata befasuese e Rexhep Selimit

Rexhep Selimi, Shefi i Grupit Parlamentar të VV’së, ka thënë se raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk prishen për një taksë.

“Ne me Amerikën nuk prishemi për taksën, nuk prishemi për taksën si e hoqëm s’i se heqim, Amerika nuk zbret në këtë nivel”, u shpreh ai.

E sipas tij heqja e taksës nuk i rregullon as raportet me Serbinë.

“Kush mendon që ndreqemi me një taksë me Serbinë e ka gabim”, ka thënë ai, në Rubikon.

Kujtojmë që sot, edhe Josep Borrell, nga ana e BE-së, kërkoi nga Kurti heqjen e plotë të taksës.

Gjithashtu, i dërguari i Posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grrenell, vazhdimisht po kërkon që taksa të largohet si e plotë, e jo e pjesshme siç e ka propozuar Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

SHPËRNDAJE