A po shkon Nisma drejt shuarjes?! Shumë anëtarë të kësaj parti në Malishevë i bashkohen PDK-së

Disa anëtarë të Nismës Socialdemokrate i janë bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Isni Kilaj.

Ai ka thënë se për shkak të pakënaqësive që kanë pasur, disa anëtarë të Nismës i janë bashkuar PDK’së.

Kilaj madje publikoi edhe fotografinë e disa prej tyre, duke theksuar se bashkë me ta PDK’së i janë bashkuar edhe familjarë të tjerë të tyre.