A po tërhiqet Haradinaj nga posti i kryeministrit, sapo tha që Albin Kurti mund të jetë kryeministër

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth rritjes se pagave që ka bërë disa ditë më parë, për vetën dhe për ministra e zëvendësministra.

Ai ka thënë që nuk varet aspak nga paga që merr si kryeministër, por këtë e ka bërë për shkak se kryeministri e meriton një pagë më të mirë.

“Unë nuk varna aspak nga paga që marr si kryeministër, por këtë e kam bërë për shkak se paga është meritore, sepse unë nuk do të jem gjithmonë në këtë post, nesër apo mas-nesër mund të jetë Albin Kurti, apo dikush tjetër”, tha ai.

Haradinaj ka folur edhe për zëvendësministrat që ka në Qeverinë që ai udhëheqë, ai ka thënë se maksimumi mund të shtohen edhe dy zëvendësministra.

“Nuk do të ketë edhe shumë zëvendësministra, ndoshta edhe dy, por nuk do ta kalojnë më shumë se 70”, tha ai, përcjellë Gazeta Blic.

SHPËRNDAJE